Fizikanti zbulon se si do të duken ditët e fundit të universit

15.08.2020 10:38

Fizikanti zbulon se si do të duken ditët e fundit të universit

Universi do të bëhet gradualisht një vend i errët dhe i qetë, teksa yjet do të shuhen ngadalë, por nnë triliona vjet disa prej tyre do të japing një shkëndijë të fundit energjie, ka zbuluar një studim i ri.

Fizikanti Matt Caplan nga Illinois State University llogariti se yjet e fundit xhuxh të bardhë do të bëhen të zinj dhe do të shpërthejnë në një supernova.

Kjo do të ndodhë pas një kohe jashtëzakonisht të gjatë sipas Caplan, i cili tha se i fundit që do të shpërthejë do të ndodhë pas 10-32,000 vitesh.

Këto shpërthime të fundit të energjisë do të bëjnë që yjet të vdesin në izolim, pasi në këtë pikë të gjitha galaksitë në univers dhe vrimat e zeza do të jenë zhdukur.

 

x