Flaka Krelani pozon sërish, duket provokuese në kopertinën e “Surreal”

26.06.2021 10:26

Flaka Krelani pozon sërish, duket provokuese në kopertinën e “Surreal”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, ka tash e sa kohë që është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shkuar atjem e qëllim për të ndjekur ëndrrën amerikane, teksa ka filluar të krijojë rrjetin e saj të njohjeve atje.

Flaka së fundmi ka pozuar sërish për kopertinë e një reviste njujorkeze, të titulluar “Surreal”.

Këngëtarja me prejardhje nga Gjakova është shfaqur mjaft provokuese dhe tërheqëse në kopertinën e revistës, duke u shfaqur ‘topless’.

Ajo kishte një palë të brendshme të zeza në pjesën e poshtme, shoqëruar me një sako të zezë sipër, pa veshur fare reçipeta.

Fustani transparent prej rrjeteve dhe flokët e zeza të kapura lart, ishin detaji që e bënin edhe më interesant këtë kopertinë.

Krelani përndryshe edhe më parë ka pozuar për një revistë amerikane, të quajtur “My New York”, ndërsa ende nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor që nga shkuarja e saj në Amerikë. 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by FLAKA KRELANI (@flaka.krelani)

x