Flaka Olimpike arrin në Tokio para nisjes së Lojërave (VIDEO)

23.07.2021 08:53

Flaka Olimpike arrin në Tokio para nisjes së Lojërave (VIDEO)

Pishtari olimpik mbërriti në Qeverinë Metropolitane të Tokios të premten pasdite përpara ceremonisë zyrtare të hapjes së Lojërave Tokyo 2020.

Për shkak të masave të koronavirusit, bartësit e pishtarëve nuk vrapuan në rrugët e Tokios qendrore, por përkundrazi kryen “puthjen e pishtarit” në të cilin bartësit e pishtarit i kaluan flakën njëri-tjetrit në një ceremoni.

Vetëm bartësit e flakës olimpike dhe familjeve të tyre u lejuan të marrin pjesë për të parandaluar grumbullimin e njerëzve.

Flaka do të mbërrijë në Stadiumin Kombëtar përpara ceremonisë së hapjes e cila nis sot.

x