Flet agjenti i lojtarit: Higuain largohet nga Juventusi dhe Italia, ja mbyll “derën” kësaj skuadre

02.09.2020 09:31

Flet agjenti i lojtarit: Higuain largohet nga Juventusi dhe Italia, ja mbyll “derën” kësaj skuadre

Gonzalo Higuain nuk është pjesë e planeve të ardhshme të Juventusit, siç është thënë nga trajneri i ri Andrea Pirlo .


Nicolas Higuain, vëlla-agjent i ‘Pipita’, donte të sqaronte të ardhmen e bomberit 32-vjeçar.

  “Gonzalo ka ende një vit në kontratën e tij, por Juve dhe Pirlo kanë vendosur në mënyrë të njëanshme të thonë lamtumirë dhe për këtë arsye ne duhet të gjejmë një përfundim që përfaqëson një marrëveshje e mirë për të gjithë. Ne prisnim që Pirlo do t’i jepte një shans Gonzalo, duke qenë se po flasim për një sulmues i cili ka shënuar 350 gola në vitet e fundit. Duhen dhjetë vjet për t’i bërë ato, por fatkeqësisht ato harrohen shumë shpejt. Ne e vlerësuam sinqeritetin e Pirlos, i cili i tha Gonzalo atë që mendonte. Jo gjithmonë ndodh dhe ishte e rëndësishme”, ka thënë agjenti i Higuain.

 

Ai gjithashtu ka treguar se ka oferta nga shumë oferta nga vende të ndryshme dhe ka vendosur vija të kuqe për njërën skuadër.

“Ne kemi marrë shumë oferta nga Franca, Anglia, Spanja, Kina dhe Amerika. Shumë propozime, por asnjë për t’i tundur këmbët. Ne do të vlerësojmë me qetësi, por dy gjëra janë të sigurta: Gonzalo nuk do të luajë më në Itali. Dhe mbi të gjitha kurrë në Boca Juniors. Ai u rrit në River dhe nuk do të kalojë kurrë tek rivalët“, ka përfunduar vëllai i Gonzalo Higuain.

Higuain u bashkua me Juventusin në vitin 2016 nga Napoli për 90 milionë euro derisa për një sezon ishte i huazuar te Milani dhe Chelsea.

x