Formacionet zyrtare: Sampdoria – Lazio, ky është vendimi për Muriqin

05.12.2021 17:40

Formacionet zyrtare: Sampdoria – Lazio, ky është vendimi për Muriqin

Lazio është mysafir i Sampdorias, në kuadër të xhiros së 16-të në Seria A.

 
Pas dy ndeshjeve pa fitore, skuadra e Maurizio Sarrit kërkon këndelljen.

Ndërkohë, Sampdoria gjithashtu do mundohet të arkëtoi pikët e plota, pasi u mposht nga Fiorentina.

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi sërish e nis nga stoli, derisa mbetet të shihet nëse do zhvillojë ndonjë minutë në pjesën e dytë.

Formacionet zyrtare:

Sampdoria: Audero; Augello, Bereszynski, Candreva, Chabot, Ekdal, Ferrari, Gabbiadini, Quagliarella, Thorsby, Verre.

Lazio: Strakosha; Acerbi, Basic, Cataldi, Hysaj, Felipe, Marusic, Milinkovic-Savic, Zaccagni, Pedro, Immobile.

Ndeshja nis në ora 18:00.

x