“Frikësim e hakmarrje”, krejt për çka dyshohet Nasim Haradinaj

29.09.2020 15:27

“Frikësim e hakmarrje”, krejt për çka dyshohet Nasim Haradinaj

Nënkryetari i Organizatës së veteranëve, Nasim Haradinaj është paraqitur sot para gjyqtarit të procedurës paraprake, raporton Gazeta Express.


Haradinajt pasi që iu është kërkuar të bëjë prezantimin, iu janë lexuar edhe akuzat.

“Frikësim gjatë procedimit penal, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë të procedurave”, ka bërë të ditur gjyqtari.

Nasim Haradinaj u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

x