FSK vihet në gatishmëri: E gatshme t’i ndihmojë Shqipërisë pas helmimeve në Krujë

26.10.2021 18:11

FSK vihet në gatishmëri: E gatshme t’i ndihmojë Shqipërisë pas helmimeve në Krujë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka shprehur gatishmërinë që t’i dalë në ndihmë Shqipërisë pas helmimit  të qytetarëve në Krujë.

 
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se të gjitha kapacitetet specialistike të FSK-së do të qëndrojnë në gatishmëri për të ofruar të gjithë mbështetjen e mundshme për tejkalimin dhe menaxhimin e kësaj situate.

Postimi i plotë i ministrit Mehaj në Facebook:

Si vëllai për vëllain,

Sot gjatë gjithë ditës kam qëndruar në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Republikës së Shqipërisë, dhe në veçanti me homologun tim, ministrin Peleshi, pastaj ambasadorin Minxhozi, si dhe zyrtarë të tjerë, duke shprehur gatishmërinë për asistencë të plotë nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e helmimit të qytetarëve në Krujë.

Në të njëtën kohë, kam vendosur që të gjitha kapacitetet specialistike të Forcës së Sigurisë së Kosovës të qëndrojnë në gjendje gatishmërie për të ofruar të gjithë mbështetjen e mundshme për tejkalimin dhe menaxhimin e kësaj situate.

Si vëllai për vëllain,

Ministria e Mbrojtjes me të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së, është dhe do të jetë gjithmonë në dispozicion për të ndihmuar autoritetet e Republikës së Shqipërisë dhe qytetarët e saj.

x