Fushata zgjedhore mbetet 30 ditë, KQZ-ja thirrje subjekteve për respektimin e masave

14.09.2021 15:17

Fushata zgjedhore mbetet 30 ditë, KQZ-ja thirrje subjekteve për respektimin e masave

Periudha e fushtaës zgjedhore për këto zgjedhje të rregullta mbetet 30 ditë.

 
Kështu ka bërë të ditur kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi,.

“E shoh të nevojshme që t’i adresohem subjekteve politike pasi që nga 16 shtator fillon fushata zgjedhore. Siç e thash edhe dje periudha e fushatës zgjedhore për këto zgjedhje është 30 ditë dhe kjo periudhë është ligjore dhe nuk mund të ndryshohet, andaj i bëj thirrje subjekteve politike që gjatë kësaj periudhe t’i mbahen rregullave të KQZ-së. Gjithashtu ajo që është e rëndësishme gjendja e rëndë e pandemisë i bëjë thirrje subjekteve që të respektojnë masat për mbrojtje”, ka thënë Radoniq.

x