Futbollisti brazilian u arrestua pasi e la gjyqtarin pa ndjenja në sulmin tronditës (VIDEO)

Një futbollist brazilian është arrestuar për shkaktimin e një sulmi tronditës ndaj një gjyqtari.
Të hënën, ndeshja si mysafir e Sao Paulo RS kundër Gurani u suspendua kur lojtari i tyre William Ribeiro goditi gjyqtarin në kokë ndërsa ai ishte shtrirë në terren.
Gurani po fitonte 1-0 dhe arbitri Rodrigo Crivellaro ndaloi një faull kundër Ribeiros në startin e pjesës së dytë.
Ribero u zemërua me vendimin dhe nisi sulmin e dhunshëm, i cili e la Crivellaro pa ndjenja, me këtë të fundit që u dërgua në spital.
Në pamjet e tmerrshme, lojtarët e Guranit e mbajtën Ribeiron dhe shpejt policia mbërriti në fushë.
Ascenso brasileño. Guaraní de Venancio Aires le ganaba 1-0 a Sport Club Sao Paulo. El árbitro le cobra una falta a William Ribeiro que no se lo toma muy bien. pic.twitter.com/bfgVVij4Tk
— La Gorda Niembro (@lagordaniembro) October 5, 2021
Një ambulancë gjithashtu doli për të trajtuar gjyqtarin në mes, i cili më pas u transferua në një spital lokal, aty pranë në Venancio Aires.
Raportimet lokale thonë se ai erdhi atëherë, por prapë duhej të trajtohej nga mjekët.
Sa i përket sulmuesit, ai u ndalua menjëherë dhe u dërgua në stacionin policor lokal dhe po përballet me akuza të rënda penale.
Delvid Goulart Pereira, presidenti i Sao Paulo RS, konfirmoi se kontrata e Ribeiros është shkëputur menjëherë.
Momento em que William Ribeiro sai do estádio escoltado pela Brigada Militar, irá para UPA, procedimento de praxe, após exame de corpo de delito irá para o presídio de Venâncio Aires, onde responderá por tentativa de homicídio com flagrante.
— Divisão de Acesso (@divisaodeacesso) October 5, 2021
Fonte: Grupo de WhatsApp. pic.twitter.com/lvX0rCJyCq
“Për të ardhur keq, për të ardhur keq dhe mbi të gjitha revoltuese,” tha ai në një deklaratë të fortë.