Fytyra tragjike e Mbappes: tregon se çfarë ndodhi në momentin e humbjës të penalltisë

29.06.2021 10:39

Fytyra tragjike e Mbappes: tregon se çfarë ndodhi në momentin e humbjës të penalltisë

Kylian Mbappe është deklaruar rreth eliminimit të Francës nga Euro 2020.

Gjelat u mposhtën me anë të penalltive nga Zvicra, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 3-3.

Talenti i Paris Saint-Germain ka thënë pas ndeshjes se ai dëshironte të ndihmonte skuadrën, mirëpo e humbi penalltinë.

“Më vjen keq për penalltinë. Doja të ndihmoja skuadrën, por e humba. Për t’u qetësuar do jetë e vështirë, por fatkeqësisht ky është sporti”.

“Tifozët do jenë zhgënjyes, por edhe do t’i falënderoja për mbështetjen dhe që gjithmonë kanë besuar te na”, deklaroi Mbappe.

Franca është aktualisht kampion në fuqi i Botës, derisa ishte edhe favorit për të fituar Kampionatin Evropian, mirëpo Zvicra kaloi pritshmëritë e të gjithëve. 

x