Gabon Roma, barazon me Sassuolon

06.12.2020 17:00

Gabon Roma, barazon me Sassuolon

Roma nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë ndaj Sassuolos, ndeshje e vlefshme për xhiron e 10-të të Seria A.

Ndeshja ishte e dominuar nga vendasit, që nuk i konkretizuan rastet dhe gjithçka përfundojë me rezultat të barabartë 0 – 0.

Henrikh Mkhitaryan i vendasve dhe Hasaslin i mysafirëve realizuan, por të dy u anuluan nga VAR.

Vlen të ceket se Roma ishte me një lojtar më pak që nga minuta e 41-të, meqenëse Pedro u ndëshkua me të kuq pas dy kartonëve të verdhë.

Me këtë pikë të fituar, Roma renditët në pozitën e pestë me 18 pikë, derisa Sassuolo një pozitë më lartë me 19 sosh.

x