Gary Neville: Ky është problemi i Ronaldos, ai nuk ka ndryshuar

15.10.2021 20:30

Gary Neville: Ky është problemi i Ronaldos, ai nuk ka ndryshuar

Gary Neville, ish-mbrojtësi i Manchester United, ka shprehur dyshime mbi Cristiano Ronaldo-n dhe mënyrën e tij për të interpretuar ndeshjet.

“Ronaldo duhet menaxhuar. Në 2008-ën, në gjysmëfinalen e Champions League të luajtur kundër Barcelona-s në transfertë, ka luajtur përpara, me Rooney dhe Ji-Sung Park në krahë dhe Tevez që bënte presing ndaj Busquets.

Cristiano nuk punon sa duhet në ndeshjet e mëdha. Manchester United nuk është një skuadër që bën presing, atëherë cili është stili i duhur? Është një skuadër kundërsulmi? Bëhet e vështirë kur luan kundër ekipeve me një nivel më të ulët.

Solskjaer do të duhet të marrë vendime të vështira në javët e ardhshme, për të kompensuar praninë e Ronaldo-s në fushë. Duhet të gjejnë një mënyrë për ta bërë Ronaldo-n që të luajë me skuadrën.

Nëse luajnë Bruno Fernandes, Mason Greenëood dhe Paul Pogba bashkë me Cristiano-n, do të luajnë në kundërsulm, por nuk do të fitojnë tituj. Kështu që është e nevojshme për të gjetur një ekuilibër”, deklaroi Neville.

x