Gashi: Fokus i veçantë do të jetë nxehja qendrore

25.10.2021 21:47

Gashi: Fokus i veçantë do të jetë nxehja qendrore

Në emisionin "Prime Time" për Kanal10, po zhvillohet debati për kryetar të Obiliqit, ndërmjet Xhafer Gashit nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin, dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi.

Kryetari aktual i komunës së Obiliqit Gashi tha se ka projekt të veçuar 'Nxehjen Qendrore'.

"Me një buxhet prej 2 milionë euro, kemi planifikuar ta bëjmë Nxehjen Qendrore në komunën tonë, ndërtimet kanë filluar plani është në zhvillim e sipër, është në të mirën e të gjithëve pasi që ndotja e ajrit do të jetë shumë më e ulët sipas këtij projekti dhe është prioritet për mua që ta ndërtoj." tha Gashi.

"Gjithashtu jemi duke kërkuar donatorë nga banka qendrore për zhvillim të projekteve dhe besojë që gjithçka do të shkojë sipas planit." shtoi Gashi/PORTALI.info/

x