Gashi për Thaçin: "Ti nuk ke njohuri" sa i përket planifikimit të buxhetit të Komunës

25.10.2021 21:39

Gashi për Thaçin: "Ti nuk ke njohuri" sa i përket planifikimit të buxhetit të Komunës

Në emisionin "Prime Time" për Kanal10, po zhvillohet debati për kryetar të Obiliqit, ndërmjet Xhafer Gashit nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin, dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi.

Ndërmjet Gashit, dhe Thacit kishte debate të nxehta, ku nuk munguan as akuzat për njohuri personale.

Thaci iu drejtua Gashit se i ka mundësi se pak para fillimit të zgjedhjeve, gjatë fushatave dhe së fundmi shohim rezultatin tënd në rritje si ka mundësi të ndodhë kjo.

"Si ka mundësi se pak para fillimit të zgjedhjeve, gjatë fushatave dhe së fundmi shohim rezultatin tënd në rritje si ka mundësi të ndodhë kjo?, përheq kësaj asfaltimi i rrugëve para zgjedhjeve nuk ishte e paraparë as ndërtimi i serrave nëpër familje, pse ky intensitet i madh i punës vetëm pak kohë para fushatës, nëse unë fitojë mandatin 4 vjeçare do ti ndalojë të gjitha këto menjëherë por që në këtë moment kjo mua më duket si 'joshje' e qytetarëve vetëm për vota.", tha Thaçi në Prime Time.

Gashi reagoi ashpër duke i thënë Thaçit se nuk ka njohuri sa i përket planifikimit të buxhetit të Komunës

"Ti nuk ke njohuri' sa i përket planifikimit të buxhetit të Komunës, dhe asnjë punë nuk është duke u bërë pa një projekt"”, deklaroi Gashi në Kanal10./PORTALI.info/

 

x