Gjendet trupi i pajetë i qytetarit që ra në lumin në Klinë

22.05.2022 16:28

Gjendet trupi i pajetë i qytetarit që ra në lumin në Klinë

Është gjetur trupi i pajetë i qytetarit që mëngjesin e sotëm ka rënë në lumë në fshatin Deiq të Klinës.

Sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova, dy qytetarë, axhë e nip, e kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës dhe e kanë thirrur policinë.


Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke nxjerrë trupin e pajetë nga lumi.

x