Gjendja në pikat kufitare, fluks në Merdare, pritje edhe te Dheu i Bardhë e në Vërmicë

16.08.2021 08:36

Gjendja në pikat kufitare, fluks në Merdare, pritje edhe te Dheu i Bardhë e në Vërmicë

Mëngjesin e së hënës pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë më të gjata.

Kolona me automjete në pikën kufitare Merdare, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, është 800 metra e gjatë dhe për të kaluar kufirin duhet pritur deri në dy orë. Ndërsa për të hyrë në Kosovë duhet pritur deri në një orë.

Radhë të gjata edhe në pikën tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ku është formuar kolona deri në 200 metra e gjatë dhe pritjet janë 30-45 minuta.

Ndërkaq në Vërmicë ka kolonë deri në 500 metra dhe pritjet janë 10 deri në 15 minuta.

x