Gjermania rikthen në listë Muller dhe Hummels për “Euro 2020”

19.05.2021 17:26

Gjermania rikthen në listë Muller dhe Hummels për “Euro 2020”

Thomas Muller dhe Mats Hummels janë përfshirë në kombëtaren gjermane për Kampionatin Europian, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm. Pas gati 3 vitesh mungesë, sulmuesi i Bayern dhe mbrojtësi i Dortmund rikthehen kështu në skuadër.

Muller ka treguar një formë shumë të mirë në ekipin bavarez në dy sezonet e fundit, ku fitoi edhe Champions League, përveç se dy herë titullin kampion në Gjermani. Ndërsa Hummels, fitoi Kupën e Gjermanisë me Dortmund vetëm pak ditë më parë.

Thomas Muller ka luajtur ndeshjen e fundit me fanellën e Gjermanisë në 19 nëntor 2018, në barazimin 2-2 ndaj Holandës. Me ardhjen e Hansi Flick në bankinën e Bayern, Muller u bë lojtar kyç në fitoren e 6 trofeve në një sezon dhe do të shpallet lojtari me më shumë asistë në Bundesligë për herë të dytë radhazi.

x