Gjithçka e kryer, Man. City arrin akordin për Grealish

04.08.2021 17:03

Gjithçka e kryer, Man. City arrin akordin për Grealish

Gjithçka mund të konsiderohet e kryer, Manchester City është duke realizuar transferimin rekord prej 100 milionë paundësh, plot 139 milionë dollar, për mesfushorin e Aston Villaa, Jack Grealish, me zyrtarizimin që pritet të vijë së shpejti.

Kampionët e Premier League kishin bërë një ofertë për futbollistin e kombëtares angleze që në fund të korrikut, me lojtarin që ndodhet në Manchester për firmën. Sipas medieve britanike, gjithçka pritet të kompletohet para përballjes së Citizens në Community Shield këtë të shtunë me Leicesterin. Firma me Grealish përfaqëson përforcimin me një nga talentët më premtues të futbollit anglez, me Guardilën që është një fans i tij që kur e përshkruante si një lojtar të jashtëzakonshëm në 2020.

Bashkë me sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, City e kishte kthyer 25-vjeçarin në një nga prioritetet e merkatos këtë verë, me besimin se ai mund t’i japë një tjetër dimension një skuadre të ndërtuar me “yje”. Grealish demonstroi aftësitë e tij në Euro 2020, ku i shtoi forçë dhe frymëzim që nga stoli Anglisë dhe City beson se ai mund të japë akoma më shumë kualitet në një skuadër talentesh, që kërkon të fitojë Champions League, pasi dështuan në sezonin e fundit, kur u mundën në finale nga Chelsea. Grealish ka qenë tek Aston Villa që kur ishte 6 vjeç dhe është përballur me një dilemë të madhe për të lënë klubin e fëmijërisë ku është rritur, por një lëvizje në “Etihad Stadium” përfaqëson një mundësi jete për një lojtar që mund të synojë titullin e Premier League-s e po ashtu edhe Championsin.

Grealish nuk e ka fshehur kurrë admirimin për Kevin de Buryne dhe ka një marrëdhënie miqësie të ngushtë me Phil Foden, shokun e tij të skuadrës tek Anglia, teksa puna me Guardiolën i jep atij mundësinë për të rritur edhe më tej progresin e tij si lojtar. Transferimi prej 100 milionë paundësh vendos një tjetër rekord të Premier League, duke eklipsuar 89 milionë paundët që Manchester United i pagoi Juventusit për Paul Pogba në vitin 2016-ën. City-t me shumë mundësi do t’i duhet ta thyejë këtë rekord sërish nëse do t’ia dalë të finalizojë një marrëveshje për Harry Kane me Totenhamin, për një shumë që pritet të jetë edhe më e madhe.

të fundit

Ekspertët paralajmërojnë: Mos e injoroni, gripi këtë sezon do të jetë shumë i ashpërPrindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm me gripin këtë vit, sepse është shumë më i ashpër se vitet paraprake. Gjatë dimrit të kaluar, maskat, distancimi, shkollat ​​e mbyllura dhe bllokimet e pjesshme në muajt e ftohtë, kishin parandaluar në mënyrë efektive qarkullimin e viruseve të gripit, shrkuan Për Nënat. Por këtë vit kushtet janë të ndryshme dhe gripi mund të godasë sërish. Dhe mund ta bëjë në mënyrë më agresive se zakonisht, transmeton lajmi.net. Mund të përhapet lehtësisht Vitin e kaluar, sipas virologut Fabrizio Pregliasco, drejtor shëndetësor i Institutit Ortopedik Galeazzi në Milano, ndërhyrjet për të kufizuar përhapjen e Covidit e kishin mbajtur gripin shumë larg. Tani, megjithatë, ai mund të përhapet shumë më lehtë. Vaksina është e vetmja armë për të mbrojtur veten. Ndikimi që po vjen tek ne ka prekur tashmë hemisferën jugore, Australinë, Zelandën e Re, Amerikën e Jugut dhe Afrikën. Fëmijët janë më të ekspozuar Analiza që kanë bërë studiuesit mbi epideminë sezonale ndihmon për të kuptuar alarmin për rastet e bronkiolitit (në Itali, por veçanërisht në Francë ku i ftohti ishte i pari) te fëmijët nën dy vjeç. Një infeksion viral që shfaqet te fëmijët me ftohje, temperaturë, kollë, fishkëllimë dhe vështirësi në frymëmarrje. Këshilli Shkencor Francez e shpjegoi fenomenin me një deficit të konsiderueshëm të imunitetit kolektiv për fëmijët e lindur pas marsit 2020, të cilët shkojnë në çerdhe, dalin rregullisht, por që nuk mbrohen më nga një distancim korrekt ose mbi të gjitha nga një vaksinë kundër Covid. Simptomat janë gjithmonë të njëjta: infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, me kollë dhe dhimbje të fytit, temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe dhimbje ky& Ahmeti ia bënë dhuratë Ramës një tastierë 30 ditë paraburgim gjilanasve të cilëve iu gjetë drogë e llojit heroinë gjatë bastisjes në banesë Rama: Prishtina do të jetë vend plot gjallëri e mundësi për të rinjtë, do bashkëpunojë me të gjithë pa dallim 40 pacientë të shtrirë në QKUK dhe spitale për shkak të Covid-19 Champions League vjen sonte me tetë ndeshje – vëmendja te Milan-Liverpool e Real Madrid-Inter Arben Vitia mungon në mbledhjen inauguruese të Përparim Ramës si kryetar i Prishtinës Përparim Rama betohet si kryetar i Prishtinës Me 10 dhjetor hapet “Prite n’Shesh” Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli dorëzon letrat kredenciale

x