“Gjithçka ndodhi shumë shpejt”, i mbijetuari nga aksidenti në Kroaci shpërthen në lot teksa tregon momentin kur i doli gjumi nga përplasja

25.07.2021 20:12

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt”, i mbijetuari nga aksidenti në Kroaci shpërthen në lot teksa tregon momentin kur i doli gjumi nga përplasja

Fidan Hajdari i cili arriti të shpëtoi i gjallë nga aksidenti tragjik në Kroaci ka treguar tmerrin që përjetuan derisa autobusi po përplasej.

Hajdari ka thënë se në momentin kur ndodhi aksidenti kishte qenë në gjumë dhe se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt.

“Vetëm kam udhëtu, nuk e kam pasë askënd të familjes. Rasti ka ndodhur në 6 në mëngjes, shumica kemi qenë në gjumë, ka ndodhur një aksident shumë i shpejtë. Arsyet e aksidentit është mirë me i dhënë policia, unë për vete kam qenë në gjumë nuk mund të supozojë”, ka thënë Hajdari.

Mes lotësh ai tregon se disa nga trupat e viktimave i kishin larguar vetë dhe shton se pamjet ishin shumë të rënda.

 

x