“Gjithçka që më duhet në këtë jetë mëkatare”, Mozzik i bën dedikimin special Loredanës

07.07.2021 15:02

“Gjithçka që më duhet në këtë jetë mëkatare”, Mozzik i bën dedikimin special Loredanës

Reperi rrallë bën dedikime romantike.

Megjithatë, ky i fundit ka qenë më i miri që i dashuri mund të ia bëjë partneres së tij.

Përmes një imazhi të publikuar në storien e tij në Instagram, Mozzik i ka shkruar disa fjalë për Loredanën.

Duke e ndarë një fotografi në të cilën reperja shihet me flokët me ngjyrë të bardhë ai ka shkruar: “”Gjithçka që më duhet në këtë jetë mëkatare”.

Ndryshe, Mozzik dhe Loredana pas disa muajsh ndarje u ribashkuan sërish dhe çdo ditë po e dëshmojnë se lidhja e tyre vetëm se po bëhet më serioze.

x