“Gjoni dha një paraqitje të jashtëzakonshme”, Bali Muharremaj shprehet krenar me performancën e Gjon Muharremaj në “Eurovision”

Gjon Muharremaj po përfaqëson Zvicrën në “Eurovision”.
Gjon’s Tears këngëtari shqiptar i cili po përfaqëson shtetin e Zvicrës denjësisht në “Eurovision”.
Është e natyrshme të themi se gjithë shqiptarët anë e mbanë kudo ndodhen janë mjaft krenarë me të e gjithashtu këtu hyjnë edhe politikan.
Bali Muharremaj i cili është Kryetari i Suharekës i cili njëkohësisht del të jetë edhe djali i xhaxhait të Gjon Muharremaj është mburrur me të në rrjete sociale me pjesëmarrjen dhe performancën e mrekullueshme të Gjonit.