Gjoshi, PDK: Qysh po mundet Albin Kurti të heshtë dhe ta bëjë gjumin e qetë?

25.08.2021 18:21

Gjoshi, PDK: Qysh po mundet Albin Kurti të heshtë dhe ta bëjë gjumin e qetë?

Betim Gjoshi, anëtari i Kryesisë së PDK-së e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, oër heshtejn pas rritjes enorme të infektimeve me Covid-19

“Qysh po mundet Albin Kurti të heshtë dhe ta bëjë gjumin e qetë? Këto nuk janë veç statistika, por familjarë të njerëzve të vendit tonë. Shteti ka dështuar të ballafaqohet me pandeminë. Qeveria as nuk po vërehet”, ka shkruar Gjoshi.

Sipas tij në këto këto kohë të rënda, mungon shteti dhe njerëzit që e drejtojnë atë.

“Sa e rëndë heshtja e Albin Kurtit! A thua si po mundet Albin Kurti të heshtë dhe ta bëjë gjumin të qetë?”, ka shkruar ai.

x