Gjoshi për Aliun e Bislimin: Qysh kanë fytyrë këta njerëz me dalë para aktivistëve të VV-së

24.07.2021 22:26

Gjoshi për Aliun e Bislimin: Qysh kanë fytyrë këta njerëz me dalë para aktivistëve të VV-së

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka komentuar deklaratën e ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu i cilitha se nuk e di nëse motra iu është punësuar nga MSH’ja, ani pse sot tërë ditën është raportuar për këtë.

 
Gjoshi përmes një postimi në Facebook e ka quajtur tallje me qytetarin e Kosovës këtë deklaratë të Aliut duke thënë se “është pasqyra e vërtetë e Vetëvendosjes.”

“Lexone se si tallet me qytetarin e Kosovës ky ministër, i cili është pasqyra e vërtetë e Vetëvendosjes.
Qe pra, Liburni Aliu nuk e din kur i punësohet motra, e ai tjetri Besnik Bislimi nuk e ka pa qe 50 vjet nipin 46 vjeçar. Qysh kanë ftyrë këta njerëz me dalë para aktivistëve të ndershëm të Vetëvendosjes që për kaq vite janë lënduar në protestat e tyre mashtruese e sot nuk i bëjnë hesap për asgjë dhe as telefonin nuk ua hapin..”, ka shkruar Aliu.

x