Gjuajtje me armë në Mitrovicë, raportohet për të shtëna kallashnikovësh

06.07.2021 22:52

Gjuajtje me armë në Mitrovicë, raportohet për të shtëna kallashnikovësh

Mediat lokale në Mitrovicë kanë raportuar për një incident me armë zjarri që ka ndodhur në lagjen “Shipol” të këtij qyteti.

Siç raportohet, atje ka ndodhur një gjuajtje me kallashnikovë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të plagosur.

Sipas raportimeve, të përfshirë në këtë incident janë pronarët e dy bizneseve në Mitrovicë.

Policia ndërkaq ende nuk ka dhënë detaje lidhur me rastin. 

x