Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, plagoset një person

23.07.2021 16:35

Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, plagoset një person

Mesditën e sotme është plagosur një person si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Penuh të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

​“Sot rreth  orës 16:00, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Penuh të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet për një person të plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Borovci.

Borovci ka thënë se hetuesit policorë janë duke kryer hetime për ta identifikuar të dyshuarin.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka deklaruar ai.

x