Gjukanovic: Pasi Serbia humbi Kosovën, Mali i Zi duket të jetë kompensimi më tërheqës për Serbinë e madhe

17.09.2021 23:56

Gjukanovic: Pasi Serbia humbi Kosovën, Mali i Zi duket të jetë kompensimi më tërheqës për Serbinë e madhe

Nacionalizmi i madh serb dëshiron të përfitojë nga rirregullimi gjeopolitik, pavarësisht faktit se Ballkanit tashmë kjo i ka kushtuar 150,000 jetë njerëzish, tha presidenti malazez Milo Gjukanoviq në një intervistë për televizionin RTL.

Duke folur për destabilizimin e rajonit vitin e kaluar, ai vuri në dukje se ishte një përpjekje për të rinovuar politikat e vjetra, retrograde të ndërtimit të shteteve të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe se ideja u nis si një alternativë për krijimin e shteteve të mëdha, etnikisht dhe fetarisht homogjene.

“Pastaj ajo ide u shemb dhe gati 150,000 njerëz e paguan me jetën e tyre. Tani, ndoshta të inkurajuar nga ndryshimet gjeopolitike, ideologët e atyre nacionalizmave të mëdhenj shtetorë po përpiqen ta rinovojnë atë ide dhe Mali i Zi është sulmuar, sepse ne e dimë se nuk ka ‘Serbi të Madhe’ pa Malin e Zi në përbërjen e tij”, tha Gjukanoviqi, raporton televizioni publik i Malit të Zi.

Ai theksoi se nuk ka dyshim se udhëheqja shtetërore e Serbisë, e kryesuar nga Aleksandar Vuçiq, qëndron pas kësaj.

“Pasi Serbia humbi Kosovën, Mali i Zi duket të jetë kompensimi më tërheqës dhe një pjesë e pashmangshme në mënyrë që të mbajë gjallë idenë e Serbisë së madhe”, beson Gjukanoviqi.Sipas tij, Kisha Ortodokse Serbe është një instrument për realizimin e nacionalizmit serbomadh.

“Në vitet 1990, kishte më shumë nga këto instrumente – JNA, policia jugosllave, shërbimi jugosllav i sigurisë, zakonet dhe ligjet – ndërsa sot më nuk janë ato dhe vetëm Kisha Ortodokse Serbe ka pranuar të jetë instrument i projektit shtetmadh, i cili manifestohet shumë qartë në problemet aktuale në Mal të Zi”, tha me tej Gjukanoviqi.I pyetur nëse mund të ketë konflikte serioze në Mal të Zi, Gjukanoviqi tha se “nuk është e lehtë të merresh me Serbinë, veçanërisht nëse e dini se një forcë gjeopolitike siç është Rusia qëndron pas saj”.

x