Gjykata Kushtetuese planifikon të blejë disa smartphone, që kushtojnë rreth 1000 euro copa, specifikat ia përshatë

12.09.2021 00:06

Gjykata Kushtetuese planifikon të blejë disa smartphone, që kushtojnë rreth 1000 euro copa, specifikat ia përshatë

Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Kosovë për interpretimin e Kushtetutës dhe të përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. Ky institucion po kërkon të blejë markën e fundit të telefonave të mençur.

 
Dhjetë telefonë të mençur -smartphone ka planifikuar të blejë Gjykata Kushtetuese, shkruan lajmi.net.

Për këtë e ka ndarë një buxhet në vlerë prej 9900 eurove. Meqë tenderi është i vlerës së vogël, prokurimi i kësaj Gjykate do të procedojë me koutim të çmimit. (Procedura e kuotimit të çmimit  -Autoriteti kontraktues në dosjen e tenderit duhet të tregoj se kuotimet duhet të përmbajnë një çmim fikse duke përfshirë të gjitha tatimet si dhe taksat që janë në fuqi e po ashtu çdo transportim, sigurim, instalim ose ndryshime, pagesa të tjera ose shpenzime të ndonjë përshkrimi, të cilin autoriteti kontraktues do të duhet ta paguaj që ta marr punën, furnizimet ose shërbimet përkatëse).

Në dosje të tenderit janë publikuar edhe specifikat teknike, deri në detaje. Specifikat teknike shihet se i janë përshtatur iphone 12, i cili në tregun e Kosovës kushton rreth 950 euro. Pra, disa nga specifikat e kërkuara i ka vetëm kjo markë, dhe disa që janë kërkuar bëjnë pjesë në modelin e fundit. Përshtatja e specifikave teknike një ofertuesi të vetëm nga ana e autoritetit kontraktues bije ndesh me Ligjin e Prokurimit Publik dhe është vepër e sanksionueshme.

Më poshtë mund të shihni specifikat teknike të vendosura nga AK-Gjykata Kushtetuese:

x