Goditet nga rryma një fëmijë në Ulpianë, pëlcasin kabllot nëntokësore

29.06.2021 10:27

Goditet nga rryma një fëmijë në Ulpianë, pëlcasin kabllot nëntokësore

Një fëmijë i mitur ka rënë në kontakt me energji elektrike të tensionit të lartë.

Merret vesh se rasti ka ndodhur në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku kabllot e rrymës nëntokësore kanë pasur kontakt mes vete dhe si pasojë kanë prekur një fëmijë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ndihma e shpejtë dhe njësitet e Policisë së Kosovës për të hetuar rastin, ndërsa ende nuk  dihet gjendja shëndetësore e fëmijës.

Kabllot e energjisë elektrike, sipas informacioneve kanë qenë në tokë.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende detaje për rastin. 

x