Gold AG dhe Shyhrete Behluli po vijnë me një tjetër duet, mësohet data e lansimit

03.06.2021 17:56

Gold AG dhe Shyhrete Behluli po vijnë me një tjetër duet, mësohet data e lansimit

Dy artistët e njohur u bënë bashkë edhe për një tjetër bashkëpunim.

 
Reperi Gold AG ka zbuluar detaje rreth projektit të tij më të ri, i cili edhe këtë herë është bashkëpunim.

Ai njoftoi se kënga e re e tij është në duet me Shyhrete Behlulin dhe do të publikohet më 7 qershor në orën 18:00.

 
Projekti i ri i dyshes vjen i shoqëruar edhe me videoklip, kurse detajet e tjera të tij ende nuk janë bërë të ditura.

“7 Qershor • Ora 18:00 ❤️”, shkruan Goldi.

x