Gold AG ngushëllon familjen Arifaj për humbjen tragjike të dy fëmijëve

14.10.2020 15:01

Gold AG ngushëllon familjen Arifaj për humbjen tragjike të dy fëmijëve

Një lajm i kobshëm erdhi dje nga Gjermania.

Dy vëllezër kosovar humbën jetën tragjikisht në një stacion treni në Bruckberg, teksa po shkonin në shkollë.

Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar edhe krerët e vendit, duke dërguar telegrame ngushëllimi për familjen Arifaj nga Deçani.

 

Reperi Gold AG, me anë të një postimi në Instagram, ka shprehur ngushëllime për dy djemtë që vdiqën tragjikisht.

“Qofshi të Xhenetit dy pëllumbat e Deçanit, Allahu ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve në këtë sprovë. Në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë humbën jetën tragjikisht dy vëllezërit Arifaj nga Ratishi i Deçanit”, ka shkruar ai.

x