Grenell i reagon senatorit amerikan që i kërkoi pesëshes së BE-së ta njoh Kosovën

16.03.2022 18:57

Grenell i reagon senatorit amerikan që i kërkoi pesëshes së BE-së ta njoh Kosovën

Senatori amerikan, Ritchie Torres, ka kërkuar dje nga pesë vendet e BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Këtë kërkesë ai ua ka adresuar Qipros, Spanjës, Greqisë, Rumanisë dhe Sllovakisë me anë të një letre.

E ndaj kësaj kërkese të senatorit demokrat ka reaguar ish-emisari i SHBA-ve për dialogun, i shumëpërmenduri, Richard Grenell.

Ai ka thënë se senatori Torres, si demokrat që është, nuk e di që presidenti Biden, sipas Grenell ia ka deleguar BE-së të gjithë çështjen e Kosovës dhe Serbisë.

“Kongresmeni demokrat nuk e di që Joe Biden ia ka shtyrë BE-së të gjithë çështjen Kosovë-Serbi”, ka shkruar Grenell.

x