Guardiola i lejon lojtarët të vendosin për shiritin e kapitenit, por ata e degradojnë De Bruynen dhe zgjedhin tre të tjerë para belgut

17.09.2021 10:00

Guardiola i lejon lojtarët të vendosin për shiritin e kapitenit, por ata e degradojnë De Bruynen dhe zgjedhin tre të tjerë para belgut

Shpesh ndodh që në klube të ndryshme trajneri t’i lejoj lojtarët e ekipit të vendosin për shiritin e kapitenit.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe te Manchester City, pasi Pep Guardiola i ka lejuar lojtarët të votojnë për kapitenët e ekipit për edicionin 2021/22.

Edicionin e kaluar braziliani Fernandinho ishte kapiten i parë, derisa pas tij ishte belgu Kevin de Bruyne.

Por edhe për këtë edicion, braziliani ka marrë më së shumti vota që të jetë kapiten i parë i ekipit.

Por duke parë që 36-vjeçari nuk luan shumë, i rëndësishëm është zëvendës kapiteni.

Vota më së shumti që të jetë zëvendës i Fernandinhos ka marrë mesfushori turko-gjerman, Ilkay Gundogan.

Befasia më e madhe ka ndodhur për kapitenin e tretë, ku është graduar mbrojtësi portugez Ruben Dias i cili ka vetëm një vit në City.

Ndërkohë degradimi më i madh i është bërë belgut Kevin de Bruyne, ku nga zëvendës kapiten ka përfunduar në kapiten të katërt të ekipit.

Në gjashtë ndeshjet e para zyrtare këtë edicion, Fernandinho ka qenë dy herë kapiten, Ilkay Gundogan tri herë dhe në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve, shiriti u bart nga Ruben Dias.

x