Haki Rugova dërgohet në mbajtje për 48 orë, ja cila është arsyeja e arrestimit

09.10.2020 23:01

Haki Rugova dërgohet në mbajtje për 48 orë, ja cila është arsyeja e arrestimit

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova dhe dy zyrtarë tjerë janë intervistuar nga hetuesit policor të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK).

Këtë e ka konfirmuar për Portali.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojmë se hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) më, 09.10.2020 kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘konflikti i interesit’ dhe ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar’”, ka thënë ai.

Krasniqi ka bërë të ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, të dyshuarve i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. 

x