Halle Berry befason me figurën trupore, teksa vë në pah linjat gjatë festimit të ditëlindjes së 54-të

16.08.2020 12:30

Halle Berry befason me figurën trupore, teksa vë në pah linjat gjatë festimit të ditëlindjes së 54-të

Halle Berry ka shfaqur me krenari fizikun e saj ikonik në një palë bikini të zeza, teksa shijoi një pasdite në plazh në vazhdën e festës së ditëlindjes.

Aktorja, e cila të premten mbushi 54 vjet, dukej e pabesueshme në paraqitjen e radhës ndërsa po endej përgjatë plazhit në një video me lëvizje të ngadalta që ajo ndau me fansat në Instagram.

E njëjta festoi ditëlindjen e saj me plot stil hipur në një ‘skateboard’, e më duke u thënë ndjekësve të saj që ‘jeta vetëm po ecën e po bëhet më e mirë’.

 

Halle tashmë nuk është e huaj në shfaqjen e figurës së saj të mahnitshme, pasi ajo arriti të bëhej e famshme që nga vitet e 2000-ta si ‘Bond Girl’.

Dhe ylli edhe një herë vërtetoi se mund t’i bëjë të gjithë të kthejnë kokën, kur po endej nga oqeani në videon marramendëse.

Berry theksoi figurën në bikinit unike të zeza para se të postonte klipin duke shtuar, “java e ditëlindjes”.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Leo Season in full effect

x