‘Halloween’! Pse festohet në 31 Tetor? Origjina e festës që sot “tërbon” njerëzit

31.10.2021 08:39

‘Halloween’! Pse festohet në 31 Tetor? Origjina e festës që sot “tërbon” njerëzit

Sot është data 31 tetor dhe tashmë mbarë bota feston Halloween. Të rinjtë dhe jo vetëm zgjedhin që në këtë ditë të vishen ndryshe, inspiruar nga personazhet e preferuar për tu dukur disi më të frikshëm. Lokalet, lounge-t e kryeqytetit e jo vetëm janë zbukuruar në mënyrë që të presin sonte të rinjtë që do të festojnë për Halloween.

Mirëpo si ka lindur kjo festë dhe pse festohet pikërisht në 31 tetor?

Halloëeen-i ka nisur si një festival bujqësie në kulturën kelte ose ndryshe i njohur me emrin Samhain në Irlandë. Data 31 Tetor shënonte të korrat e fundit dhe fillimin e dimrit. Ndërsa drithërat “vdisnin”, fermerët besonin se ishte një ditë kur shpirtrat mund të dilnin nga varret e tyre, dhe për pasojë ata maskoheshin në mënyrë që të trembin këta shpirtra.

Në shekullin e 8, kristianët vendosën ta ndryshonin këtë festë pagane. Papa George III, e shpalli datën 1 nëntor si dita e të gjithë shenjtorëve. Nata përpara kësaj u quajt në vigjilie të shenjtëve. Gjatë periudhës mesjetare, fëmijët dhe njerëzit e varfër do të praktikonin bamirësinë, ku ata shkonin derë më derë duke kërkuar donacione ose ushqim në këmbim të lutjeve për nderimin e personit që iu përgjigj derës.

Traditat moderne të Halloëeen-it erdhën fillimisht në Amerikë në shekullin e 19, gjatë fluksit të emigrantëve irlandezë. Praktika e gdhendjes dhe dekorimit të kungujve është një zakon irlandez që nderon shpirtrat të mbërthyer në purgator.

Si nisi tradita e kungujve?

Besohet se shpirti i Stingy Jack erdhi rreth e përqark tokës pasi nuk ju lejua hyrja as në ferr dhe as në parajsë. Besohet se ai gjeti një kungull, dhe prej tij krijoi një flakë për të ndriçuar rrugën ku kalonte. Kështu gjatë Halloëeen-it njerëzit përdorin kungujt si dekorim.

Sot, Halloëeen është kthyer në një festë kombëtare. Mbi 179 milionë amerikanë planifikojnë të marrin pjesë në festimet në 2017, sipas Federatës Kombëtare të Pakicave. Në të gjithë botën njerëzit tashmë organizojnë festa me kostume ndërsa fëmijët trokasin derë më derë për të kërkuar ëmbëlsira. Edhe në Shqipëri Halloween-i ka filluar të festohet shumë të paktën këto 5 vitet e fundit, ku shumë fëmijë edhe në vendin tonë trokasin në dyert e shtëpive për të kërkuar ëmbëlsira.

x