Haradinaj: Kujt ia kishte borxh qytetari i Kosovës terrin pas 20 vjetësh? Ku i kishin mendtë Kurti e VV

23.12.2021 13:31

Haradinaj: Kujt ia kishte borxh qytetari i Kosovës terrin pas 20 vjetësh? Ku i kishin mendtë Kurti e VV

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.

 
Haradinaj e ka pyetur Kurtin se i kishte mendtë kur VV-ja e kundërshtonte me forcë investimin e 1.2 miliardë dollarëve për 500 megavatë energji.

Ai gjithasthu ka pyetur Kurtin se ku i kishte mendtë kur VV-ja e refuzoi investimin amerikan 200 milionë dollarë falas.

Haradinaj reagoi pas reduktimeve të shumta të energjisë-elektrike, duke pyetur se do të jetë dimri i ardhshëm me këta njerëz e me këtë mendësi.

Postimi i plotë:

Ku i kishin mendtë Kurti e VV
Ku i kishte mendtë Kurti e VV-ja kur e kundërshtonte me forcë investimin 1.2 miliardë dollarë për 500 megavatë energji, të çmimit deri në 86 euro për megavat, investim që do të hapte vende të punës dhe do ta kthente Kosovën në fuqi rajonale të energjisë?
Ku i kishte mendtë Kurti e VV-ja kur e refuzuan investimin amerikan, 200 milionë dollarë falas, të aprovuara nga Presidenti Biden për gazsjellësin Shkup – Prishtinë?
Ku i kishin mendtë Kurti e VV-ja gjatë verës që nuk u morën me KEK, KOSTT, KEDS e KESCO, për të rritur kapacitetin e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë, por e pritën dimrin e ftohtë?
Ku i ka sot mendtë Kurti e VV-ja, kur paguan deri në 620 euro për megavat nga tregjet e shteteve fqinje?
Kujt ia kishte borxh qytetari i Kosovës terrin pas 20 vjetësh? A e kanë meritu ata që e votuan VV-në dhe Kurtin? A ia kishin borxh Kurtit terrin dhe të ftohtit?
Për këtë dimër po e shohim, reduktime, terr, të ftohtë. Si do të jetë dimri i ardhshëm me këta njerëz e me këtë mendësi të tyre?
RH.

x