Haradinaj pas vdekjes së ambasadorit gjerman në Kinë: Humbje edhe për Kosovën

06.09.2021 09:19

Haradinaj pas vdekjes së ambasadorit gjerman në Kinë: Humbje edhe për Kosovën

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar pas vdekjes së ambasadorit gjerman në Kinë, Jan Hecker.

Ai ka thënë se vdekja e tij është humbje edhe për Kosovën.

Këto komente Haradinaj i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook.

“Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e Ambasadorit të Gjermanisë në Kinë, Prof. Jan Hecker. Me ish-këshilltarin e Kancelares Merkel, kemi bashkëpunuar për së afërmi dhe vdekja e tij pos për Gjermaninë është humbje edhe për Kosovën. Në këto çaste të rënda ndajmë dhembjen me familjen e të ndjerit, Kancelaren Merkel dhe Gjermaninë”, tha ai.

Jan Hecker, ambasadori gjerman në Kinë ka vdekur në moshën 54-vjeçare, vetëm pak javë pas emërimit në këtë pozitë, ka bërë të ditur ambasada gjermane përmes një njoftimi.

Rrethanat rreth vdekjes së diplomatit nuk janë bërë të ditura.

Hecker u emërua Ambasadori i 14 -të Gjerman në Kinë në fund të gushtit. Para emërimit të tij, ai shërbeu si Drejtor i Departamentit të Politikës së Jashtme, Sigurisë dhe Zhvillimit dhe kishte qenë këshilltar për politikë të jashtme që nga viti 2017.

Kur pranoi detyrën e re, Hecker kishte thënë se qëllimet e tij për misionin e ri ishin “të kontribuojë në zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Gjermani-Kinë përmes punës sonë” dhe “të forcojë më tej dialogun dhe partneritetin“.

Hecker kishte vizituar Kosovën në vitin 2019-të, ku ishte pritur nga atëherë kryeministri Ramush Haradinaj.

x