Haradinaj uron Kurban Bajramin: Ne besojmë, andaj e vlerësojmë sakrificën

20.07.2021 09:30

Haradinaj uron Kurban Bajramin: Ne besojmë, andaj e vlerësojmë sakrificën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka uruar veçanërisht nënat e të rënëve për liri dhe ata që nuk i kanë afër të dashurit e tyre.

“Uroj të gjithë shqiptarët myslimanë, në vend e në diasporë. Uroj veçanërisht, nënat e të rënëve për liri dhe të gjithë ata që nuk i kanë afër të dashurit e tyre, për shkak të padrejtësive e fatkeqësive që sjellë jeta, duke bashkëndjerë me dhembjen e tyre sot e çdo ditë”, thuhet në urimin e Haradinajt.

Urimi i plotë:

Ne besojmë, andaj e vlerësojmë sakrificën.Ne besojmë, andaj respektojmë dhe jemi solidarë me të tjerët.Ne besojmë, andaj gëzohemi dhe festojmë.Uroj të gjithë shqiptarët myslimanë, në vend e në diasporë.Uroj veçanërisht, nënat e të rënëve për liri dhe të gjithë ata që nuk i kanë afër të dashurit e tyre, për shkak të padrejtësive e fatkeqësive që sjellë jeta, duke bashkëndjerë me dhembjen e tyre sot e çdo ditë.Uroj me mirënjohje të thellë, të gjithë ata që janë në krye të detyrës, Policinë, Ushtrinë, mjekët e infermierët, e të gjithë të tjerët. Urime Bajrami i Vogël!RH

x