Haxhiu: Absurde që Qeveritë e kaluara nuk e ndiejnë vetëm fajtore për mungesën e rrymës

29.12.2021 21:02

Haxhiu: Absurde që Qeveritë e kaluara nuk e ndiejnë vetëm fajtore për mungesën e rrymës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk e kupton se si Qeveritë e kaluara nuk ndiejn fajtore për gjendjen e krijuar me Energjinë Elektrike në Kosovë.

“Janë Qeveritë e kaluara që sot po e akuzojnë qeverinë tonë, që e kanë shitur distribucionin dhe që i kanë lënë Qeverisë tonë shumë probleme me të cilat jemi duke u marr. Është absurde që ato Qeveri që e kanë udhëhequr vendin që njëzet vite nuk e ndiejnë vetën fajtore për gjendjen aktuale, sepse është absurde të fajësohet një Qeveri që i ka 193 ditë të akuzohet për Energjinë Elektrike”, tha Haxhiu Në Prime Time.

Haxhiu ka thënë se janë duke bërë angazhim maksimal për kalimin e kësaj situate./PORTALI.info/

x