Haxhiu: Ekipet e vaksinimit në veri po fyhen e poshtërohen, Qeveria Kurti po hesht

21.06.2021 18:06

Haxhiu: Ekipet e vaksinimit në veri po fyhen e poshtërohen, Qeveria Kurti po hesht

Deputeti nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë e cila sipas tij nuk po jep informacione për atë se çfarë u ka ndodhur mjekëve në Kosovë, e si ekipet e vaksinimit janë përzënë nga komunat veriore.

Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social, ai ka thënë se derisa ekipet e vaksinimit në veri fyhen e poshtërohen, Qeveria Kurti hesht.

Ndërsa, ai ka shkruar se Qeveria Kurti nuk është̈ në gjendje as të sigurojë vaksina dhe as të sigurojë ekipet e saj të vaksinimit që ta  kryejnë detyrën me përgjegjësi.

Postimi i plotë:                                                           

Sot 518 vaksinime, dje 956 ky është “vaksinimi masiv” për Qeverinë e Kosovës!

A do të  duhej dikush të jap  llogari për këtë papërgjegjësi?!

Vaksinat e dhuruara donacion pothuajse u shpenzuan,ndërsa ato të “blera” nga Qeveria nuk kanë arritur në Kosovë dhe nuk ka asnjë informacion se kur do të furnizohet Kosova me vaksinat Pfizer.

E në anën tjetër ekipet e vaksinimit të Kosovës janë  përzë nga komunat veriore, ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk jep asnjë informacion për atë se çfarë u ndodhi mjekëve tonë në veri.

Dërgohen ekipet e vaksinimit në veri, mjekët tanë përzëhen, fyhen e poshtërohen, ndërsa Qeveria Kurti hesht!

Qeveria Kurti nuk është në gjendje as të sigurojë vaksina dhe as të sigurojë ekipet e saj të vaksinimit që ta  kryejn detyrën me përgjegjësi.

Dështim total! 

x