Haziri kërkon rikthimin e nxënësve në banka shkollore

14.08.2020 16:40

Haziri kërkon rikthimin e nxënësve në banka shkollore

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. po e kërkon rikthimin e nxënësve në banka shkollore.

Haziri nëpërmjet një konference për media, ka thënë se komuna e Gjilanit është e gatshme që t’i rikthej nxënësit nëpër shkolla.

“Tash drejtorët e shkollave janë në mbledhje online për t’i rikthyer nxënësit në shkollë. Gjilani ka bërë planin operativ dhe jemi të gatshëm për të zbatuar çdo lloj vendimi që vendoset në qeveri”, tha Haziri.

I pari i Gjilanit i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që t’i rikthejë nxënësit në shkolla, duke theksuar që duhet të gjendet një modalitet që ruan distancën në shkolla.

 “Rekomandimi ynë për qeverinë është që duhet t’i rikthejnë dhe të krijojnë kushte për rikthimin e nxënëseve shkolla dhe duhet të gjetet një modalitet që ruan distancën në shkolla”, theksoi Haziri.

x