Historiani serb: Vuçiq kurrë s’do ta njohë Kosovën

22.02.2021 08:45

Historiani serb: Vuçiq kurrë s’do ta njohë Kosovën

Historiani serb, Milan Protiq ka deklaruar se mendon se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kurrë nuk do ta njohë Kosovën.

 
Preotiq tha se patriarku i ri nuk ka pozicion të ndryshëm për çështjen e Kosovës nga pozicioni i Kishës Ortodokse Serbe deri më tani.

“Unë nuk kam përshtypje se pozicioni i tij është ndryshe nga pozicioni i Kishës Ortodokse Serbe. Nuk mendoj se kjo qeveri do të bëjë ndonjë lëvizje të vendosur mbi atë çështje”, tha ai.

 
HIstoriani serb tha poashtu se ata që mendojnë se Qeveria e Serbisë do të nënshkruajë një marrëveshje mbi rajonin për njohjen e ndërsjellë me Kosovën, janë të gabuar.

“Mendoj se është një supozim i gabuar, nuk mendoj se do të ndodhë. Dhe se kjo qeveri nuk ka ndërmend ta bëjë atë”, shtoi ai.

x