Hoti apelon qytetarët që të vaksinohen: Përndryshe, ekonomia mbyllet dhe të gjithë pësojmë

08.08.2021 11:53

Hoti apelon qytetarët që të vaksinohen: Përndryshe, ekonomia mbyllet dhe të gjithë pësojmë

Ish-kryeministri, njëherësh deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka lutur qytetarët e Kosovës që të marrin vaksinën kundër COVID-19.

Hoti në një postim në Facebook shtoi se nëse nuk vaksinohen të gjithë, atëherë sipas tij, në shtator mësimi nuk fillon me orar të rregullt dhe ekonomia mbyllet.

“Ajo që është më e dhimbshme, në spitale mund të kthehen pamjet me pacientë të shumtë që luftojnë për jetë, me mjekë e infermierë të stërmunduar për të shpëtuar jetë, me shifra ditore të frikshme nga IKShP për rastet e reja dhe rastet me fatalitet”, shkroi ai.

x