Hoti: Kurti pati shëtitje në SHBA, por jo në adresën e të gjitha adresave tek Shtëpia e Bardhë

23.05.2022 20:14

Hoti: Kurti pati shëtitje në SHBA, por jo në adresën e të gjitha adresave tek Shtëpia e Bardhë

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për shkak se gjatë vizitës në SHBA nuk qëndroi për vizitë edhe në Shtëpinë e Bardhë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ndonëse kishte “shëtitje në shumë adresa, përpos në adresën që për botën demokratike, dhe për shqiptarët në veçanti, është adresa e të gjitha adresave: Shtëpia e Bardhë”.

“Parimisht, vizita në Shtëpinë e Bardhë mundëson qasje të suksesshme në të gjitha adresat e tjera, e jo e kundërta”, ka shkruar Hoti.

x