Hovenier: Jam i vetëdijshëm për shqetësimet, por askush s’është i interesuar që të ketë Republika Srpska në Kosovë

26.01.2022 18:45

Hovenier: Jam i vetëdijshëm për shqetësimet, por askush s’është i interesuar që të ketë Republika Srpska në Kosovë

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave serbe. Ai thotë se është i vetëdijshëm për shqetësimet që janë ngritur rreth një teme të tillë.

 
Hovenier tutje thekson se askush në Kosovë nuk është i interesuar për një “Republika Srpska”.

Siç potencon Hovenier, një e tillë nuk është e dobishme dhe nuk i ndihmon Kosovës.

“Do të thosha se madje edhe atëherë, në kohën e Ahtisaarit, askush nuk kishte në mendje diçka që do të kishte një shtresë tjetër të qeverisë, diçka me funksione ekzekutive, diçka që… jam i vetëdijshëm për shqetësimet për një Republika Srpska tjetër. Askush nuk është i interesuar për këtë. Kjo nuk i ndihmon Kosovës. Nuk është e dobishme. Por, ka disa përfitime sa i përket koordinimit”, ka deklaruar ambasadori  amerikan për RTK.

x