Hoxha: Drejtori dhe menaxhmenti i RTK-së, të paligjshëm

06.12.2021 21:11

Hoxha: Drejtori dhe menaxhmenti i RTK-së, të paligjshëm

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtoreve të RTK-së, Fadil B. Hoxha ka thënë se bordin e ri të RTK-së i cili u votua sot në Kuvendin e Kosovës, e pret një punë e madhe pasi drejtori dhe menaxhmenti i RTK-së janë të paligjshëm.

“Qysh në start ata do të ballafaqohen me paligjshmërinë, për shembull në e kemi një drejtor të paligjshëm atje për gati tri vjet, pra e kemi ngrit si shqetësim në çdo kohë dhe nuk është adresu. E kemi një drejtorë që është zgjedh në kundërshtim me ligjin e RTK-së, pa kuotën 2/3”

“Unë mendoj se kjo është puna e parë që ky bord duhet me adresu, pra ligjshmëria të kthehet në transmetuesin publik”, tha Hoxha në Prime Time, në Kanal10.

Hoxha po ashtu tha se drejtori aktual Ngadhënjim Kastrati nuk është zgjedh në 2/3 e votave të 11 anëtarëve, por ai është zgjedhur me 6 vota, dhe se edhe menxhmenti e ka shkelur kontratën kolektive/PORTALI.info/

x