Hoxha: Kemi planifikuar ta ndërtojmë Shtëpinë e të Moshuarve në Gjakovë

16.09.2021 21:32

Hoxha: Kemi planifikuar ta ndërtojmë Shtëpinë e të Moshuarve në Gjakovë

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha ka thënë se nëse ai arrin të bëhet kryetar i Gjakovës, pos projekteve tjera do të ndërtoj edhe Shtëpinë e Pleqve në këtë komunë.

“Krejt një qasje tjetër do t’ia jepi komunës së Gjakovës, ne kemi planifikuar të ndërtojmë një shtëpi të pleqve, e cila do të ofrojë edhe shërbime tjera të pleqve që kanë mbet për arsye të ndryshme pa përkujdesje”

“Në kuadër të kabinetit do ta krijojmë zyrën për hartimin e projekteve të ndryshme, dhe kjo zyre do ta ketë një komunikim edhe me komunitetin, dhe me ekspertët që ka komuna e Gjakovës, pra do të jetë një koordinim i ekspertëve nga të gjitha fushat, dhe nuk do të shkojmë me këtë qasje se projekti po shkon aty ku dëshirojnë persona të ndrysën, por kjo o një qasje ndryshe”, tha Hoxha në Prime Time..PORTALI,info.

x