Hoxhaj telefonon kryeministrin kroat: Më siguroi se Qeveria e tij po merret me situatën pas aksidentit

25.07.2021 15:53

Hoxhaj telefonon kryeministrin kroat: Më siguroi se Qeveria e tij po merret me situatën pas aksidentit

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka telefonuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me të cilin ka biseduar për aksidentin ku kanë mbetur të vdekur 10 kosovarë dhe janë lënduar 44 të tjerë.

 
Hoxhaj e ka falënderuar Plenkoviqin e falënderoi për angazhimin dhe kujdesin që ka treguar ai dhe autoritetet kroate për autobusin i cili u aksidentua.

“Më shprehu ngushëllime dhe më siguroi se qeveria e tij, në veçanti Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë po merret personalisht me krejt situatën. Në këto momente po u ofrohet ndihma të lënduarve, disa prej të cilëve janë më rëndë! Ngushëllime familjeve që kanë humbur sot më të dashurit e tyre!”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.

x