Nuk dorëzohet Robin Krasniqi: Luftën e fitova, e munda përsëri kundërshtarin – ndërsa titullin e humbaAi ka thënë se ka pasur zhgënjim Boksieri shqiptar Robin Haxhi Krasniqi vazhdon të thotë se vendimi i gjyqtarëve në ndeshjen e tij kundër gjermanit Dominic Boesel e ka dëmtuar dhe ka qenë i padrejtë.me në karrierën e tij si profesionist i boksit, por zhgënjimi më i madh ka qenë humbja e së shtunës ndaj Boesel, me një vendim të Krasniqi e quan ilegal. Ai thotë se ka dominuar luftën me Boesel në shumicën e raundeve dhe nëse do të duhej të kishte fitues, do të duhej të ishte vet Robin Krasniqi. Ai ka bërë ankesë në federatat përkatëse të boksit dhe shpreson në drejtësi. Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë: Luftën e fitova. E munda përsëri kundërshtarin. Ndërsa titullin e humba. Të dashur miq, Në karrierën time shumëvjeçare si boksier profesionisht kam përjetuar shumë zhgënjime, por përjetova zhgënjimin më të madh të jetës sime të shtunën e kaluar kur gjyqtarët, padrejtësisht, shpallën fitues kundërshtarin tim, Dominic Boesel. Sepse nga njëra anë, unë kam dominuar në shumicën e raundeve, kam qenë boksieri më aktiv, kam pasur goditjet më të vështira, kam tronditur kundërshtarin disa herë dhe nga ana tjetër kam marrë shumë pak goditje, madje duke hequr goditje të fuqishme, është mirë e pamundur për mua që të mos shpallem fitues. Ky nuk është vetëm mendimi im, por mendimi i shumicës dërrmuese në sallë, mendimi i miliona teleshikuesve (siç shihet në mediat sociale), mendimi i shumë kolegëve dhe trajnerëve si dhe mendimi i shumë ekspertëve dhe gazetarëve. Krahas gjyqtarëve jashtë ringut, të cilët janë përgjegjës për rezultatin skandaloz kishim të bënim me një gjyqtar të papërgjegjshëm brenda ringut, i cili lejon dhjetra goditje të paligjshme (goditje pas kokes dhe goditje me brryl) dhe nuk e dënojnë me asnjë

x