“I imi”, Dafina Zeqiri bën dedikimi romantik për partnerin e saj, DJ Geek

07.11.2021 13:57

“I imi”, Dafina Zeqiri bën dedikimi romantik për partnerin e saj, DJ Geek

Krahas një karriere të suksesshme, Dafina Zeqiri është mjaft e komentuar edhe për jetën private.

Prej vitesh këngëtarja e njohur është në lidhje me DJ Geek, me të cilin janë pothuajse të pandashëm, kjo edhe fal punës së përbashkët dhe të dy janë pjesë e ekipit të Dafinës “Moneyz”.

Genc Halimi i cili edhe është DJ personal i këngëtares, prej kohësh ka ‘rrëmbyer’ edhe zemrën e saj, ndërsa të shpeshta janë dedikimit romantike që dyshja bëjnë për njëri-tjetrin.

E fundit dedikim erdhi nga Dafina, e cila ndau një imazh në InstaStory, ku shihej pranë të dashurit të saj, DJ Geek.

“I imi”, ka shkruar këngëtarja sipër fotografisë, teksa të dy shihen të veshur me shumë stil.

Ndryshe, Dafina po shijon suksesin e albumit “Dafinë moj”, që u publikua në fillim të tetorit.

Ndërkohë para pak ditësh ajo sjell të vizuelizuar këngën “Murder On The Dancefloor”, që mori vëmendjen edhe me paraqitjen e modeles Arta Nitaj në videoklip. 

x